PE propozon krijimin e një agjencie të re hapsinore

PE propozon krijimin e një agjencie të re hapsinore

Një rregullore e Parlamentit Europian propozon ngritjen e një programi hapsinor për të krijuar “Agjencinë e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor” dhe që shfuqizon rregulloret e mëparshme.  Krijimi i agjencisë së re hapsinore synon të ofrojë të dhëna, informacione dhe shërbime në objektete që lëvizin rreth Tokës. Tashmë, nëse anijet kozmike nuk përmbushin misionin e tyre, do të quhen jofunksionale, ndërsa ato që presin të aktivizohen përsëri konsiderohen funksionale.

Ky program i ri do të jetë i orientuar drejt pasqyrimit të të gjitha ngjarjeve hapsinore duke përshirë këtu stuhitë diellore, grimca diellore energjike, ndryshimet diellore, ndryshimet jonosferike që potencialisht ndikojnë në Tokë dhe në hapësirë; si dhe do të paralajmërojë edhe rreziqet e mundshme  si përplasjen mes objekteve të hapësirës, ​​fragmentimit dhe rikthimit të tyre në atmosferë, fenomenet e motit të hapësirës ​​dhe objektet pranë Tokës.

Ky program i propozuar do të ketë edhe disa komponentë: një sistem satelitor navigacioni autonom, një sistem navigimi civil rajonal, një sistem operacional, një sistem për mbikëqyrjen dhe një shërbim komunikimi satelitor.

Veç synimit kryesor, ky program ka edhe disa objektiva që kryesisht lidhen me me ofrimin e shërbimit të një cilësie të lartë, të dhëna të përshtatshme dhe të sakta dhe pa ndërprerje. Por gjithashtu duhet të nxisë zhvillimin e një prodhimi evropian inovativ dhe konkurrues, si dhe të nxisin rolin e Bashkimit si një aktor global në sektorin hapësinor. Në këtë program do të jenë pjesmarrës vende të Shoqatës Evropiane të Tregtisë së Lirë të cilat janë anëtare të Zona Ekonomike Evropiane, si dhe vendet e mbuluara nga Politika Evropiane e Fqinjësisë së mirë. Po ashtu pjesë mund të bëhen të gjitha organizatat ndërkombëtare me kusht që të plotësojë disa kërkesa thelbësore siç janë: bilanci i drejtë i kontributeve dhe përfitimin që kërkon të ketë. Marrëveshja nuk i siguron shtetit apo organizatës një pushtet vendimtar në program. Pavarësisht se është një platformë, ende nuk ka një buxhet të caktuar për të dhe cili do të jetë burimi i fondeve. Në një pjesë të raportit thuhet se Komisioni Europian do ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar kontratat e nevojshme, marrëveshjet dhe angazhimet të cilat mund të ndihmojnë në ndërtimin e agjensisë hapsinore dhe mjetet e nevojshme. Vlera paraprake për realizimin e këtij programi nga viti 2021-2027 është 16 miliardë euro, dhe që mendohet të akumulohet duke krijuar balanca të reja mes shpenzimeve duke i reduktuar deri në 7,5%. Por në këtë vepër do të ketë edhe kompani kontraktore, me kushtin që konkurimi do të jetë i drejtë.

Autoriteti kontraktues vepron në përputhje me parimet e mëposhtme:

 (b) të shmanget shpërdorimi i pozitës dominuese dhe, kur është e mundur, mbështetja në një ofrues të vetëm, në veçanti për pajisjet dhe shërbimet kritike, duke marrë parasysh objektivat e

pavarësia teknologjike dhe vazhdimësia e shërbimeve;

(e) të përmbushë kërkesat e sigurisë të komponentëve të Programit dhe të

kontribuojnë në mbrojtjen e interesave thelbësore të sigurisë të Bashkimit dhe të shteteve anëtare

ee) të promovojë vazhdimësinë dhe besueshmërinë e shërbimit;

(f) të plotësojë kriteret e duhura sociale dhe mjedisore, thuhet në kapitullin e parimeve të prokurimit.

E megjithatë Bordi i prokurimit, brenda Komisionit, do të shqyrtojë procesin e prokurimit

lidhur me të gjithë komponentët e programit dhe monitorimin e zbatimit kontraktual të buxheti i BE, dhe do delegohet tek entitetet e besuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy