Vera ka ikur por ata që duan të jenë në formë të shkëlqyer për verën e ardhshme e dinë se puna duhet nisur shumë më parë. Celuliti, një nga makthet e femrave të pothuajse të gjitha moshave, mund të luftohet në mënyrë efektive. Ai nuk zhduket tërësisht, por mund të bëhet më pak i dukshëm me disa hile të vogla.
Ushqimi i shëndetshëm
Celuliti nuk zhduket nëse bie nga pasha. Ai luftohet me ushqim të shëndetshëm. Në dietën ushqimore duhet të përfshihen: proteina (mish, bishtajore, arra), lecitin (vezë, domate, spinaq, sojë), acide yndyrore (peshk, ullinj, avocado, arra), fruta (portokall i kuq).
Ujë
Pija më e mirë për një trup në formë është uji. Specialistët e shëndetit rekomandojnë konsumimin e 1.5-2 litër ujë në ditë, pa llogaritur çajon, kafen apo pijet e tjera.
Ushtrime fizike
Nëse merrni më shumë kalori sesa harxhoni, do të shihni menjëherë shtimin e celulitit. Ushtrimet fizike djegin kaloritë e tepërta. Kërcimet me litar, vrapi dhe aerobia janë shumë efektive.
Masazhet
Masazhet profesionale por edhe ato në shtëpi ndihmojnë në reduktimin e shtresave të dhjamit dhe përmirësojnë metabolizmin. Akoma më efektive janë masazhet me vajra esenciale.
Skrabi
Kremrat anticelulit nuk kanë efektin që reklamojnë, por skrabet ndihmojnë shumë. Ato përmirësojnë qarkullimin dhe nxisin procesin e metabolizmit. Në mënyrë të veçantë rekomandohet skrabi me kafe të bluar dhe ai me kripë deti.
Dush me temperaturë të alternuar
Gjatë dushit, temperature e ujit duhet alternuar herë pas here. Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut. Koka e dushit duhet mbajtur jo më shumë se 10cm larg zonave problematike.
Saunat
Temperaturat e larta rrisin qarkullimin e gjakut dhe të limfës. Për pasojë lëkura bëhet më e lëmuar dhe elastike. Sauna hap gjëndrat e djersës, përmes të cilave dalin toksinat. Një sauna në javë do t’ju ndihmojë dukshëm.
Të gjitha strategjitë e mësipërme do të sjellin rezultate vetëm nëse ndiqen njëkohësisht.



