Ekstradohet ‘baroni i drogës’/ Hoxha: Gëzim Çela u shndërrua në mit. Edhe pse zyrtarisht në kërkim, ai jetonte i lirë

Ekstradohet ‘baroni i drogës’/ Hoxha: Gëzim Çela u shndërrua në mit. Edhe pse zyrtarisht në kërkim, ai jetonte i lirë

Ish-oficeri i forcave speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua këtë sot nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arretsimit të fillim dtë dhjetorit në Dardani të Ferizajt.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN Tv, thotë se miti për Gëzim Çelën u krijua për faktin se ai lëvizte lirshëm mes bizneseve dhe lidhjeve me forcat ligjzbatuese dhe politike edhe pse zyrtarisht ai ishte në kërkim.

Gëzim Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, në operacionin “Flakë në det”  në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.

Në det të hapur policia gjeti 23 kg kanabis. Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur.

Miti që e shndërroi atë është fakti se edhe pse zyrtarisht ishte në kërkim, ai jetonte i lirë mes bizneseve dhe lidhjeve me forcat ligjzbatuese dhe politike.

Ai nuk kishte bindje por ka patur miqësi me politikanët më të rëndësishëm të vendit, qoftë edhe duke i takuar personalisht.

Nuk mund të bëhesh njeri i rëndësishëm në këto nivele të kësaj bote, pa patur lidhje politike dhe pa korruptuar njerëzit e zbatimit të ligjit

Mendoj se ai nuk do të pendohet, do të ishte super bingo, nëse SPAk ta bindte të tregonte, ai nuk do të bashkëpunoj me policinë se ka qenë vet ish oficer dhe i njeh gjërat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy