Ministria e Mbrojtjes në Rusi tha këtë të martë se nuk do të kërkojë nga qeveritë e huaja ekstradimin e mijëra rusëve që u larguan nga vendi për t'i shpëtuar mobilizimit për të luftuar në Ukrainë.
Ministria e mbrojtjes, në kuadër të mobilizimit të pjesshëm, nuk ka dërguar, nuk ka përgatitur dhe nuk do t'u dërgojë kërkesa autoriteteve të Kazakistanit, Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera në lidhje me çështjen e një kthimi të supozuar të detyruar në Rusi të qytetarëve rusë që janë atje.
Që nga shpallja e një mobilizimi ushtarak "të pjesshëm " të rezervistëve më 21 shtator, dhjetëra mijëra burra rusë të moshës luftarake kanë ikur jashtë vendit, veçanërisht në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore dhe Kaukazit. Nëse një shtetas rus merr një thirrje dhe nuk paraqitet në një stacion policor ushtarak, ai teorikisht mund të konsiderohet dezertor dhe të vendoset në listën e të kërkuarve në Rusi.



