Tiranë/ Pranga dhe gjoba shoferëve që shkelën Kodin Rrugor gjatë fundjavës

Tiranë/ Pranga dhe gjoba shoferëve që shkelën Kodin Rrugor gjatë fundjavës

Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në Tiranë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërsa janë vendosur 1556 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, masat administrative janë vendosur:

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

93 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

52 masa për shpejtësi tej normave të lejuara

104 masa për parakalim të gabuar

11 masa për shkelje të semaforit

10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat:

52 për shpejtësi tej normave të lejuara

10 për pije alkoolike

16 për shkelje të tjera

“Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy