Qeveria greke, masa për të kompensuar rritjen e çmimeve: Falë sezonit të suksesshëm turistik

Qeveria greke, masa për të kompensuar rritjen e çmimeve: Falë sezonit të suksesshëm turistik

Greqia ka mbledhur nga turizmi më shumë të ardhura sesa parashikimi.

Sektori që gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave në shtetin fqinj i ka dhënë mundësinë qeverisë greke të shpallë masa të mëtejshme për të ndihmuar konsumatorët të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë.

Vendimin e konfirmoi sot zëdhënësi i qeverisë, Giannis Oikonomou.

Ai tha se të ardhurat nga turizmi këtë vit arrijnë mbi 18.2 miliardë euro, duke lënë pas rekordin e vitit 2019.

“Ka pasur hapësirë shtesë fiskale falë ekzekutimit të mirë të buxhetit dhe rritjes së fortë, pavarësisht krizës energjetike,” tha Oikonomou. “Sigurisht, performanca mbresëlënëse e turizmit ka ndihmuar ndjeshëm.”

/ Kathimerini

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy