Avioni rrëzohet në një lagje të Medelin, 8 viktima në Kolumbi

Avioni rrëzohet në një lagje të Medelin, 8 viktima në Kolumbi

Një avion vogël u rrëzua në një zonë banimi në Medelin të Kolumbisë. Një lajm i tillë u bë i ditur nga kryebashkiaku i qytetit.

Bëhet fjalë për një aeroplan të vogël, i llojit “Piper”, në të cilin ndodheshin dhe gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Avioni i vogël u përplas me një shtëpi në lagjen Belen Rosales të Medellinit, jo shumë larg aeroporti “Olaya Herrera”, gjatë së hënës.

Avioni, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti lokal “Olaya Herrera” në drejtim të Pizarro, sinjalizoi emergjencë në kullën e kontrollit, për shkak të një problemi në motor.

Përpjekja e pilotit për t’u kthyer në aeroport, dështoi dhe avioni u përplas në një ndërtesë, duke dëmtuar të paktën shtatë apartamente dhe duke marrë zjarr.

Mes viktimave, është edhe pronari i grupit “San German Express”, të cilit i përkiste avioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy