"Nga 18 shkurti nis rruga për zgjedhje të lira dhe për ndryshimin e madh"

"Nga 18 shkurti nis rruga për zgjedhje të lira dhe për ndryshimin e madh"

Nga 18 shkurti nis rruga për zgjedhje të lira, për ndryshimin e madh, për kalimin e pushtetit tek qytetarët. Kjo ishte deklarata e kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me të rinjtë e Durrësit.

Në fjalën e tij, Basha tha se Partia Demokratike është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin, durrsakët dhe shqiptarët nga buza e greminës ku i ka sjellë “Rilindja”.

Por për kreun e opozitës që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët e shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lire, e të pa kërcënuar. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në protestën e 18 shkurt.

"Në Durrës si kudo në Shqipëri, shpresa dhe mundësia për të nesërmen është vrarë nga një kastë e korruptuar që shikon vetëm xhepat e vet dhe ka braktisur interesat e qytetarëve të Durrësit, ka braktisur interesat e durrsakëve. Nuk i shërbehet më as punësimit, as infrastrukturës, as shëndetësisë, as arsimit, i shërbehet vetëm xhepave të Vangjush Dakos dhe bandës kriminale që e solli dhe e mban në pushtet. I shërbehet vetëm xhepave të Edi Ramës dhe banditëve me të cilët mendon se do të diktojë zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy