NATO i ka bërë thirrje Prishtinës zyrtare që të nis shndërrimin e FSK-së në ushtri vetëm pasi të bëjë ndryshimet e duhura kushtetuese. Në një deklaratë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i kërkon Kosovës që të bashkëpunojë më Beogradin, pasi në të kundërt NATO-s do ti duhet të vlerësojë nivelin e përkushtimit të saj, posaçërisht në fushën e ndërtimit të kapaciteteve.



