Antimafia Italiane ka vënë nën hetim me akuzën e bashkëpunimit me grupe mafioze e përvetësim të paligjshëm fondesh, ish-kryetarin e Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi.
Hetimet kanë zbardhur lidhjet e menaxherëve të kompanisë publike të komunës së Veronës, Amia, me aktivitet në administrimin e mbetjeve urbane, me eksponentë të klanit Arena-Nicosia të mafias kalabreze Ndrangheta me bazë në ishulin Capo Rizzuto në provincën e Krotones (Kalabri).
Operacioni i koduar "Isola Scagliera" i ekzekutuar më 4 qershor 2020 nga Antimafia Italiane e Venecias ka nisur hetimet në vitin 2017 pas rrëfimeve të disa mafiozëve që vendosën të bëheshin bashkëpunëtorë të drejtësisë.
Hetimet zbardhën fakte serioze të lidhjeve të menaxherëve drejtues të Amia me mafian kalabreze Ndrangheta e në mënyrë të vecantë me familjen mafioze Giardino, e cila ka shtirë aktivitetin e saj të paligjshëm në të gjithë territorin e Venetos, e në lidhje me struktura të ngjashme mafioze në Lombardi e në Emilia Romagna.
Operacioni i antimafias ka vënë nën hetim 26 persona mes të cilëve dhe ish -kryetarin e Bashkisë së Veronës Flavio Tosi, i cili ka drejtuar këtë qytet për më shumë se 10 vite, nga 2007 deri më 2017.
Nga 26 të hetuarit, 17 janë në urdhër arresti me burg, 6 në arrest shtëpiak e 3 në detyrim paraqitje me akuzat për pjesëmarrje në organizim mafioz, mashtrim, riciklim. zhvatje, trafik droge, korrupsion, konkurrencë e parregulltë, transferim mashtrues i të mirave materiale dhe faturave falso.
Ish-kryetari i bashkisë së Veronës, Flavio Tosi akuzohet për pjesëmarrje në përvetësimin e fondeve të shpërdoruara nga ish- Presidenti i kompanisë AMIA, Andrea Miglioranzi i vënë në arrest shtëpiak.
Ai akuzohet për një shumë jo më pak se 5 mijë euro e përdorur për të paguar faturën e një agjencie investigative hetimi e faturura për Amia, por e pëdorur për interesin privat të Flavio Tosi.
Ky operacion ka vënë nën sekuestro paraprak një pasuri prej 15 milionë euro, e konsideruar si frut i aktivititeti kriminal mafioz e që është nën investigimin e antimafias italiane.
Kompania publike Amia e komunës së Veronës ka nënshkruar në qershor të 2016 një marrëveshje bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës për krijimin e dy ndërmarrjeve, Agsm Albania e Eco Tirana për pastrimin e menaxhimin e mbetjeve urbane e të diferencuar në qytetin e Tiranës.
Denoncimi i Berishës
Lidhjen e Tosit me mafien Ndrangheta e kishte denoncuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha më 17 nëntor të 2016-ës në foltoren e Parlamentit.
Duke u nisur nga artikujt e mediave italiane, Berisha denoncoi faktin se qeveria Rama kishte lidhur kontratë për riciklimin e plehrave me një person të dyshuar për lidhje me kriminPor duket se kjo nuk e ka shqetësuar aspak kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, të cilët kishin krijuar një ndërmarrje të përbashkët me ndërmarrjet komunale të Bashkisë së Veronës për mbledhjen e plehrave dhe mbetjeve të Tiranës.
Në fillim të muajit qershor të vitit 2016, ata regjistruan në QKR shoqërinë AGSM Holding me kapital fillestar një milionë euro, në pronësi të AGSM dhe AMIA, dy ndërmarrje bashkiake të kontrolluara nga Bashkia e Veronës.
Anëtari i Bordit Administrativ të AGSM Holding dhe presidenti i AMIA-s, Andrea Miglioranzi është një personazh i njohur i kronikave politike dhe gjyqësore italiane.



