Dhurata e nipërve për Mbretëreshën Elizabeth, feston 73 vite martesë

Dhurata e nipërve për Mbretëreshën Elizabeth, feston 73 vite martesë

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip festojnë sot 73-vjetorin e martesës.

Historia e tyre e dashurisë është më e gjata dhe më e bukura në historinë e monarkisë britanike.

Mbretëresha Elizabeth është 94 veç, ndërsa bashkëshorti i saj prej 73 vjetësh është plot 99 vjeç.

Vlen për t'u theksuar se asnjë çift mbretëror europian nuk ka arritur kaq shumë vite së bashku.

Çifti u martua më 20 nëntor 1947 në Westminster, ceremonia e dasmës së tyre asokohe u transmetua nga BBC dhe u ndoq nga 200 milion njerëz.

Këtë vit, për shkak të pandemisë globale, Elizabeth dhe Philip do ta festojnë përvjetorin e tyre të izoluar në kështjellën Windsor.

Për të kremtuar përvjetorin, faqja zyrtare e Pallatit Buckingham ka publikuar ​​këtë foto të realizuar nga Chris Jackson, fotografi më i afërt i çiftit mbretëror.

Mbretëresha Elizabeth dhe Princi Philip kanë marrë si dhuratë një kartolinë të vizatuar nga nipërit e mbesat George, Charlotte dhe Louise. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy