Izraeli merr kontrollin e zonave përreth Gazës

Izraeli merr kontrollin e zonave përreth Gazës

Forcat izraelite rimorën kontrollin e zonave pranë Gazës, por luftimet vijojnë bëri të ditur një zëdhënës i ushtrisë. Irani deklaroi se nuk ka pasur rol në sulmin masiv të Hamasit në Izrael.

“Akuzat në lidhje me rolin e Iranit janë të bazuara në arsye politike”, bëri të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Nasser Kanani.

Autoritetet palestineze ndërkohë bënë të ditur se 493 palestinezë janë vrarë dhe 2751 të tjerë janë plagosur që prej nisjes së sulmit izraelit.

Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, tha se Gazës do t’i ndërpritet furnizimi me ujë dhe energji elektrike.

“Gazën po e vëmë nën rrethim. Pa energji, pa ujë, pa gaz dhe pa ushqime. Është mbyllur çdo gjë”, tha ai duke iu referuar enklavës ku banojnë rreth 2.3 milionë njerëz.   

Arabia Saudite reagoi për herë të parë duke e dënuar sulmin e Hamasit.

Riadi, i cili i rivendosi marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020, kërkoi “të bëhen të gjitha përpjekjet diplomatike për të parandaluar përhapjen e konfliktit më gjerë në rajon”.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy