Kurti: Vetëvrasje në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

Kurti: Vetëvrasje në paraburgim ndodhin vetëm në Rusi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka hedhur sërish dyshime se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Kjo pasi sipas Kurtit, të gjitha raportet mjekësore kanë treguar se Astrit Dehari nuk ka qenë përdorues i ndonjë droge, medikamenti, dhe as nuk ka pasur probleme psikike për të ardhur deri tek vetëvrasja.

 Madje, Kurti thotë se Dehari nuk ishte as i dënuar as i akuzuar, por vetëm një i paraburgosur, gjë që sipas tij nuk mund të çojë një njeri të kryejë vetëvrasje, përveçse në Rusi.

“Njerëzit e shëndoshë nuk bëjnë vetëvrasje, këto raste ndodhin në Rusi pa e pritur gjyqin”, tha Kurti.

Kurti ka shtuar se në kohën kur po dështonte procesi sipas tij i montuar, kundër Deharit dhe aktivistëve të VV-së , ndodhi rasti i vdekjes së Astritit.

Ai ripërsëriti fjalët e kryeparlamentarit Kadri Veseli drejtuar deputetëve të opozitës: ‘Kujdes se po e vrisni veten”. /KosovaPress/

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy