Studimi: Holanda, vendi ku emigrantët nuk rrinë më shumë se 10 vjet

Studimi: Holanda, vendi ku emigrantët nuk rrinë më shumë se 10 vjet

Shumica e emigrantëve që shkojnë në Holandë, mbërrijnë atje nga Evropa dhe largohen brenda 10 viteve. Sipas një studimi të zyrës holandeze të statistikave CBS, në vitin 2018 - viti i fundit për të cilin ka shifra – 191 000 njerëz me origjinë jo-holandeze kanë hyrë në vend.

Puna ishte motivimi më i rëndësishëm për 58% të tyre që mbërrinin nga Evropa. Nga numri i përgjithshëm i emigrantëve në BE, 40% hynë në vend për të punuar, ndërsa motivime të tjera ishin për t'u bashkuar me familjarët, për studime apo për të kërkuar azil. Shifrat historike sugjerojnë që megjithëse migrimi nga BE dhe vendet në Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë është rritur çdo vit që nga viti 2009, është rritur po ashtu numri i njerëzve që shkojnë në Holandë për të punuar.

Numri i përgjithshëm i migrantëve arriti kulmin në vitin 2016, por edhe shifrat e atyre që synojnë Holandën për të punuar gjithashtu janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që nga viti 2009, ndërsa numri i azilkërkuesve është tkurrur në mënyrë dramatike vitet e fundit. Tre të katërtat e të gjithë migrantëve të punës që mbërritën në Holandë në 1999 dhe 2009 u kthyen në vendet e tyre brenda 10 vjetëve, zbuloi studimi. Më shumë se 70% e atyre nga vendet e BE-së ose EFTA që arritën në vitin 2009 ishin larguar brenda një dekade, dhe 54% e emigrantëve nga vendet e tjera gjithashtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy