Stay Tuned/ Hizmo: Formati i BBV, zhvatje personalitetit dhe dinjitetit njerëzor

Stay Tuned/ Hizmo: Formati i BBV, zhvatje personalitetit dhe dinjitetit njerëzor

I ftuar në emisionin ‘Stay Tuned’ në MCN TV Rudi Hizmo nuk i ka shpëtuar pyetjeve të gazetares Valbona Mhilli lidhur me spektaklin e BBV, ku moderatori tregoi se i ka ardhur një ftesë për të qenë pjesë e këtij formati, por që ai nuk do të hynte asnjëherë.

Ai ka rrëfyer se formatet të tilla i janë dukur si formate zhvatjesh të personalitetit dhe dinjitetit njerëzor, por që ja vlejnë për një njeri të jetë pjesëmarrës brenda.

Kam marrë ftesën për të qenë pjesë te BBV1, por ka lexuar një libër dhe para tij, formate si BB më janë dukur si formate zhvatjesh të personalitetit dhe dinjitetit njerëzor, dhe te INTV kam qenë i ri për të mbajtur një qëndrim të moralshëm dhe kritik kur fundja formati jonë ishte sarkastik ndaj fenomeneve të ndryshme, ndoshta roli im në atë emision ishte të prisja eksperimente të ndryshme, por për mua BB ja vlen për një njeri që të jetë pjesëmarrës brenda, ndërsa për një njëri që e shikon jashtë ata duan të shikojnë, të heqin mendjen nga hallet e tyre, dhe në fund të ditës koha e shpenzuar e kot nuk është dhe aq kohë e shpenzuar kot.

I pyetur nëse nuk do mund të rrinte dot i izoluar, Hizmo tha se nuk është problemi i izolimit, qëndrimi aty, por aty është gara që e vështirëson situatën.

Unë nuk e kam problemin as te gara dhe se duhet të luaja, por karakteri im nuk me lejon të bëjë ato lojëra që aty duhet të ulej sepse nuk mi lejon karakteri duhet të shesësh një pjesë të mirë të vetes aty. Prandaj përgjigja ime është ‘jo’ nëse më bëhet ftesa për të hyrë brenda një formati të tillë. Dua të njihem si Rudi, dhe jo si Rudi i BB. Luizi ishte një super lojtar, karizmatik, është personazh tipik për një shoqëri si Shqipëria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy