Sot në mesditë pritet raporti i parë i misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e mbajtura dje.
330 vëzhgues nga 43 vende, duke përfshirë 255 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër të vendosur nga OSBE/ODIHR-i, 36 parlamentarë dhe punonjës nga Asambleja e OSBE-së, 25 nga APKE dhe 11 nga PE-ja kanë vëzhguar dje procesin e zgjedhjeve.
Marietta Tidei është vendosur në krye të delegacionit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.
Tidei është deputete e Partisë Demokratike në Itali dhe njëkohësisht anëtare e Presidencës së Asamblesë Parlamentare të OSBEsë.



