Dy vjet pas përjashtimit të tij, Donald Trump mund të rikthehet në YouTube

Dy vjet pas përjashtimit të tij, Donald Trump mund të rikthehet në YouTube

Youtube njoftoi këtë të premte se do t'i japë fund pezullimit të Donald Trump, dy vjet pas përjashtimit të ish-presidentit amerikan pas sulmit në Capitol Hill. 

“Që nga sot, kanali i Donald J. Trump nuk është më subjekt i kufizimeve ”, tha gjiganti amerikan në Twitter. 

Trump, ishte përjashtuar nga rrjeti social në janar të vitit 2021, kur ishte ende në pushtet, pasi kishte inkurajuar mbështetësit e tij gjatë sulmit ndaj Kongresit në Uashington.

Ky vendim i paprecedentë u imitua në atë kohë nga shumica e rrjeteve sociale kryesore, duke përfshirë Twitter, Facebook dhe Instagram. 

Për të justifikuar vendimin e tij, YouTube tha të premten se kishte vlerësuar " rrezikun e dhunës".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy