
Samsung duhet t’i paguajë Apple-it një shumë prej 593 milionë dollarë. Ky është vendimi i dhënë dje nga një gjykatë në San Jose, e cila pas 7 vitesh betejë ligjore vendosi në lidhje me smartfonët që Samsung ka shitur në vitin 2010 dhe 2011.
Pjesa më e madhe e dëmshpërblimit, rreth 533 316 606 dollarë është caktuar për cenimin e tre patentave të dizajnit Apple. Ndërsa pjesa e mbetur prej 5 325 050 është për shkeljen e dy patentave të shërbimeve.
Samsung ka bërë të ditur se do ta ndjekë çështjen, pasi beson se vendimi nuk bazohet në prova.
Juria argumentoi se Samsung ka përdorur disa karakteristika të ngjashme me produktet Apple, duke nisur që nga pamja e jashtme, deri te ikonat. Ndërsa Apple shpresonte të merrte si dëmshpërblim 1 miliard dollarë.



