Kryeministri Edi Rama shprehet se shteti është në krye të detyrës për të zgjidhur problemet që vijnë nga vala e të ftohtit dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin ditët e fundit.
Rama ka postuar në profilin e tij disa foto nga puna për zhbllokimin e rrugëve, riparimin e defeketeve në linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe ndihmës mjekësore në spitale.
“Vazhdon papushim një përpjekje e gjithanshme dhe e mirëkoordinuar mes të gjitha strukturave shtetërore për të lehtësuar sa të jetë e mundur vështirësitë e jashtëzakonshme, që temperaturat më të ulëta prej shumë e shumë vitesh krijojnë në këto ditë janari për qytetarët e për komunitetet”, shkruan Rama.



