'Ulur mbi tualetin e artë', del në ankand skulptura nudo e Putinit

'Ulur mbi tualetin e artë', del në ankand skulptura nudo e Putinit

Një grup aktivistësh çekë po nxjerrin në ankand një skulpturë të Presidentit rus, Vladimir Putin, i cili shfaqet i ulur lakuriq në një tualet të artë. Të ardhurat nga shitja do të shkojnë për blerjen e një droni luftarak për Ukrainën.

Figura, e quajtur “Vrasësi i zhveshur” u krijua si një kritikë e stilit të jetesës luksoze të Putinit, por ka ndryshuar pamjen disa herë që nga zbulimi i saj në 2021, duke iu përshtatur ngjarjeve aktuale, raportojnë mediat e huaja.

Aktivisti dhe autori i konceptit, Otakar van Gemund, u frymëzua nga figura e opozitës ruse Alexei Navalny dhe hetimi i tij në pallatin e Putinit, ku thuhet se vetëm furçat e tualetit kushtojnë 15.000 euro.

Motivi i furçave të tualetit u bë më vonë një simbol i rezistencës gjatë demonstratave kundër regjimit në Rusi.

Është një simbol i perversitetit të regjimit rus, estetikës së saj mafioze dhe despotizmit totalitar”, tha van Gemund në një konferencë shtypi, duke shtuar se në sytë e tij, statuja tregon se Putini vetëm pretendon të jetë i fortë.

Çmimi fillestar është caktuar 10.000 euro dhe ankandai do të zgjasë deri më 20 dhjetor.

Pasi u zbuluan prova të krimeve ruse të luftës në Bucha, një manekin e një viktime civile në një qese plastike u shtua nën piedestalin e Putinit.

Një shkronjë e artë “Z”, një shenjë ushtarake ruse e cila është bërë shenja kryesore e mbështetjes publike për pushtimin e Rusisë në Ukrainë, në një zinxhir ari iu shtua gjoksit të diktatorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy