
“NATO është e gatshme të mbrohet kundër çdo kërcënimi nga Moska apo Minsku.” Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg, pasi Bjellorusia njoftoi se do të mirëpresë shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Stoltenberg, i cili darkoi në Hagë me disa liderë europianë, duke përfshirë kryeministrin holandez Mark Rutte, tha se NATO në samitin e ardhshëm të planifikuar për në mes të korrikut në Vilnius do të bie dakord të forcojë mbrojtjen për të mbrojtur të gjithë anëtarët e saj, veçanërisht ata që janë në kufi me Bjellorusinë.



