Buxheti 2024, Tomorri: Ka zell për të financuar kontratat koncesionare. 3 sektorët prioritarë, të nënfinancuar (VIDEO)

Buxheti 2024, Tomorri: Ka zell për të financuar kontratat koncesionare. 3 sektorët prioritarë, të nënfinancuar (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e MCN Live se foksui i buxhetit 2024 është financimi i rritjes së pagave ndërkohë që zërat e tjerë mbeten në të njëtat nivel.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Tomorri tha se pensionistët nuk janë në fokus të qeverisë, ndërkohë që ka një financim në rritje të kontratave koncensionare.

Sipas Tomorrit, 3 sektorët prioritarë, bujqësia, shëndetësia dhe arsimi janë të nënfinancuar.

Fokusi i këtij buxheti është financimi i rritjes së pagave. Rritja e programuar e të ardhurave është e njëjtë në masë me faturën e pritshme për rritjen e pagave. Zërat e tjerë mbeten në të njëjtat nivele. Duhen përmendur pensionet që mesa duket nuk janë në fokusin e buxhetit. Pensionistët marrin një indeksim në raport me shportën e mallrave, por s’kanë rritje reale.

Mbeten zërat problematikë , financimi në rritje i kontratave koncensionare. Thuajse çdo kontratë koncesionare që ka kaluar në filtrat e drejtësisë është shpallur  me vendim gjykate aferë korruptive, ka ndodhur për inceneratorët, koncesionin e sterilizimit dhe pritet që të ndodhë e njëjta gjë me koncesionet e tjera që janë kallëzuar.

Në këtë pikëpamjet duket sikur ka zell për të financuar kontratat e koncesionit, për t’i financuar në rritje. Nuk vihet i njëjti theks për shpenzimet për qytetarët, si pensionet, subvencionet në bujqësi. Një sektor i nënfinancuar edhe pse zë 20% të peshës së prodhimit kombëtar merr mbrapsht vetëm 0.2%.

100 herë më pak se kontributi i tij.

Kemi dy sektorë të tjerë prioritarë që mbeten të nënfinancuar si arsimi dhe shëndetësia, vërtitet rreth 3% dhe është nivel jashtëzakonisht i vogël. Ka vende në Evropë që shpenzojnë 15% për shëndetësinë dhe ka debate nëse po financohet në masën e duhur. Për arsimin ka rënie.

Kemi 3 sektorë të rëndësishëm të ekonomisë që nënfinancohen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy