Kontrollet fizike para mbledhjes së këshillit bashkiak/ Alimehmeti: E refuzova, gjërat zgjidhen me dialog (VIDEO)

Kontrollet fizike para mbledhjes së këshillit bashkiak/ Alimehmeti: E refuzova, gjërat zgjidhen me dialog (VIDEO)

Ilir Alimehmeti, anëtar i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PD në MCN Live ka komentuar lidhur me kontrollin fizik që iu bë një ditë më parë këshilltarëve para se të hynin në mbledhje.

Ai tha se kjo gjë nuk ishte e nevojshme dhe se ai vetë është ndjerë i fyer dhe e ka refuzuar diçka të tillë. Sipas tij gjërat zgjidhen vetëm duke bashkëbiseduar dhe se përmes dialogut mund të arrihet gjithçka.

Drupal Ad

 

 

 

Kërkohet një përshkallëzim i jonormalitetit, ai institucion ka humbur efektin e vetë institucional me kohë. Në hyrje të këshillit bashkiak dje u gjendëm me një forcë të madhe policie e cila kishte marrë urdhër për të bërë kontrolle jo vetëm personale, por dhe fizike me prekje trupi me motivin që kështu e ka rregullorja.

Kërkuam urdhrin mbi këtë rregullore pse kjo pas një viti dhe pas shumë kërkesash na u paraqit kjo shkresë që është e datës 20 qershor 2023. Që nga kjo datë ka qenë ky urdhër në fuqi që të bëheshin këto lloj kontrollesh që e pamë për herë të parë vetëm dje.

Mendoni ju se në trupat e profesorëve, ekonomistëve, mjekëve, juristëve të ketë molotov. Ne po gjykojmë a kishte një mundësi dialogu përpara, të informoheshim që kemi dyshime për këtë. Në komisione gjithçka funksionon në normalitet, përveç rasteve kur në sallë është Veliaj, atëherë ndodhin këto çudira. Nëse është nevoja për të bërë skema nuk kanë arritur dot as institucione më të sigurta për ta bërë këtë.

Forma e duhur është dialogu, por dhe policia e ka të qartë se nga njeriu në njeri mund të presësh disa sjellje të caktuara s’mund ti gjykosh të gjithë njësoj. Dhe në fund gjithmonë besoj se është mundësia për të vendosur dialogun.

Unë ndjeva i fyer, dhe nuk jam në mbledhje, kam refuzuar të jem pjesë e mbledhjes. Të të vendosin duart në trup si një kriminel i rëndomtë është fyese. Rëndësi ka kjo pjesë, që ne duam të bëjmë një dialog për qytetin dhe jo të vendosim ndasi mes grupeve. Mendoj se gjërat zgjidhen vetëm duke bashkëbiseduar.

I pyetur se çfarë prodhoi dje mbledhja, ai tha se ka pasur dakordësi te pikat e rendit të ditës që lidhen me çështjet sociale, ndërsa theksoi se problem mbetet gjithmonë fakti që asnjëherë nuk marrin informacion për gjerat që kërkojnë.

Familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike, miratimi bonusit, pagesa e qerasë, pra kemi qenë pro ndaj çështjeve sociale, të ndihmës së familjeve në nevojë. Ndërsa sa i përket kërkesës për mbledhje për inceneratorët, për kompanitë 5D etj  socialistët se bëjnë, kemi kërkuar informacione dokumentesh, kemi kërkuar fjalën, kemi kërkuar të vendosim në rend dite gjërat që prekin qytetarët dhe na janë mohuar. Diskutimet dhe sjella në rend të ditës ndalohet i bllokohet fjala e lirë ky është problemi aty brenda ndërsa sa përket çështjeve sociale pa diskutim që jemi pro.

Një pikë e fundit ku u pati kundërshtime ishte se ata donin të kalonin një tjetër shpk dhe në këtë aspekt këtë diskutuam. Kjo do marrë në administrim 35 h tokë të Tiranës për ti kthyer në ambiente ku do funksionojë industria, farmaceutika, por pse se bën bashkia e Tiranës direkt kur bëhet fjalë për zhvillimin e qytetit, por duhet të krijojë një Shpk.

Dhe duke qenë se kemi kërkuar shumë herë informacion për këto Shpk nuk na përgjigjet askush, ne se dimë sa Shpk ka aktualisht bashkia. Jemi në një situatë ku kemi dyshime të forta që këto shoqëri tregtare të krijuara nga bashkia Tiranë janë kriminale. Në terren jemi duke krijuar një tjetër të re, atëherë duhet të jemi të kujdesshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy