
Presidenti i Kilit, Sebastian Pinera, ka shkarkuar të gjithë kabinetin e tij që të formojë një qeveri të re, e cila do të përfshijë reformat sociale të kërkuara nga protestuesit. Është raportuar për të paktën 19 persona që kanë humbur jetën, e qindra të tjerë janë plagosur gjatë një jave protestash, të cilat morën shtysë nga rritja e çmimit të metrosë.
“Tashmë jemi në një realitet të ri. Kili është ndryshe nga çfarë ishte një javë më parë”, tha Pinera. Më shumë se 1 milion vetë morën pjesë në një protestë, ditën e premte në kryeqytetin Santiago, ku kanë bërë thirrje për drejtësi sociale. Në fillim, protesta nisi në mënyrë paqësore, por më pas degradoi në dhunë.



