Sulmi me Novichok, pas Yulias përmirësohet edhe gjendja e ish-spiunit Sergei Skripal

Sulmi me Novichok, pas Yulias përmirësohet edhe gjendja e ish-spiunit Sergei Skripal

Ish-spiuni i helmuar rus Sergei Skripal nuk është më në gjendje kritike, duke e kaluar rezikun për jetën pas sulmit me agjent nervor në Salisbury.

Skripal, 66 vjeçe dhe vajza e tij Yulia, 33 vjeçe, kanë qenë në spital për më shumë se një muaj pasi u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në park në veri të Anglisë.

Ata ishin të dy helmuar me një agjent toksik nervor të quajtur Novichok. 

Stafi i spitalit të Salisbury tha se gjendja e 66-vjeçarit po i përgjigjet trajtimit dhe po përmirësohet me shpejtësi.

Siaps BBC, ish-spiuni dy fisht rus tani është i vetëdijshëm dhe ka filluar të flasë.

"Të enjten e kaluar infromova se gjendja e Yulia a Skripal ishte përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme. Siç e thotë edhe vetë Yulia, forca e saj po rritet çdo ditë dhe por pret ditën për të dalë nga spitali. Gjithashtu dua t'ju raportoj për gjendjen e babait të saj Sergei Skripal. Ai po i përgjigjet mirë trajtimit, duke u përmirësuar shpejt dhe nuk është më në gjendje kritike", tha mjekja Christine Blanshard.

Pas raportimit të lajmit mbi përmirësimin e gjendjes shëndetsore të Skripal, Ambasada Ruse shkroi një status në rrjetin social Twitter: "Lajme të mira!".

Përmirësimi i Skripal vjen pas një lufte diplomatike mes Moskës së akuzuar dhe Britanisë së Madhe, SHBA dhe BE që pretendojnë se është Rusia është përgjegjëse për sulmin.

Kremlini e ka mohuar të gjithë përfshirjen, duke i quajtur akuzat të tmerrshme dhe të pabaza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy