
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un është nisur drejt Rusisë, për një samit me presidentin Vladimir Putin.
Mediat shtetërore, të cilave i referohet BBC News, thonë se zoti Kim po udhëton në trenin e tij privat. Do të jetë biseda e tij e parë me presidentin rus.
Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, njoftoi zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov.
“Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean”, tha Ushakov.
Z. Kim po kërkon mbështetje pasi bisedimet me Presidentin e SHBA Donald Trump nuk patën sukses, thonë analistët.
Z. Trump dhe Kim u takuan më herët edhe në Hanoi për të diskutuar programin e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, por samit, i dyti i tyre përfundoi pa ndonjë marrëveshje.
Takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.



