Arrestohet një person për pakot me bombë në SHBA, në shënjestër sot ishin dy kritikë të tjerë të Trump (VIDEO)

Arrestohet një person për pakot me bombë në SHBA, në shënjestër sot ishin dy kritikë të tjerë të Trump (VIDEO)

Një person është arrestuar në lidhje me një fushatë të pakove bombë në kutitë postare që ka pasur në qendër të vëmendjes kritikët e presidentit Trump, thonë zyrtarët e SHBA.

Presoni i dyshuar është një meshkull rreth të 50-ve dhe apsi është arrestuar ndodhet në paraburgim në Florida dhe besohet se ka lidhje me vargun e fundit të bomave, sipas raporteve të publikuara duke cituar burime të zbatimit të ligjit. Edhe Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se një person është dërguar në paraburgim, duke mos dhënë detaje të tjera.

Numri i tyre ka vajtur deri tani në 12 dhe dy pakot e fundit të dyshimta u zbuluan të premten, drejtuar Senatorit të Nju Jorkut, Cory Booker dhe ish drejtorit të inteligjencës kombëtare James Clapper , duke përshkallëzuar një episod të shpejtë të asaj që autoritetet supozojnë është terrorizmi i brendshëm.

Deri tani janë gjetur 12 paketa bombë vetëm në javë, pasi pakot u dërguan për ish-presidentin Barak Obama, Hillary Clinton dhe disa figura të tjera politike demokratike si dhe për aktorin e Hollywoodit Robert De Niro.

"FBI ka konfirmuar se një paketë e 11-ta është gjetur në Florida, të ngjashme me të tjerat, drejtuar Sen Cory Booker," tha FBI në Twitter të premten herët në mëngjes, pak minuta para se të gjendet një paketë e 12-të, në Nju Jork, shkruan "The Guardian".

Mediat raportojnë se disa bomba postare u dërguan tek kritikët e shquar të presidentit amerikan Donald Trump.

Pamja e kamerave të sigurisë në objektin postar të Floridës në Opa-Locka, Miami, po shqyrtohet nga FBI. Një skuadër bombe dhe njësia e qenve kishin shoqëruar zyrtarë federalë në këtë vend, tha policia nga Miami-Dade County.

Ndërkohë policia e Nju Jorkut e përshkroi paketën Manhattan si një që "ngjan shumë me të tjerat që janë dërguar në të gjithë vendin në ditët e fundit".

Ata thanë se personeli i skuadrës së bombave ishte në vendin e ngjarjes.

Clapper iu përgjigj menjëherë lajmit se ai kishte qenë në shënjestër, duke thënë për CNN se: "Ky është padyshim terrorizmi i brendshëm, nuk ka dyshim në mendjen timeKa disa pyetje nëse këto gjëra janë funksionale apo jo, ndoshta duhet të supozojmë se ato janë aktualisht", shtoi ai, duke thënë se incidentet nuk do të heshtnin kritikët e administratës Trump.

Por ai tha se kushdo që në një mënyrë ka qenë publikisht kritik i Presidentit Trump duhet të jetë në gatishmëri dhe të marrë masa paraprake shtesë.

Seria e alarmeve të bombave filloi të hënën, kur një pajisje e dyshuar u gjet në kutinë postare të biznesmenit miliarder George Soros, një donator i rëndësishëm i Partisë Demokratike.

Të mërkurën, Presidenti Trump iu përgjigj lajmit të paketave të dyshuara duke bërë thirrje për më shumë civilizim në jetën publike dhe duke u bërë thirrje politikanëve të ndalojnë trajtimin e kundërshtarëve të tyre si "moralisht të dëmtuar", shkruan më tej BBC.

Kritikët e tij i përshkruajtën vërejtjet e tij si hipokrite dhe ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, shkroi të enjten në Twitter: "Stop duke fajësuar të tjerët, shikoni veten në pasqyrë, retorika, fyerja, gënjeshtra dhe inkurajimi i dhunës fizike janë të turpshme".

Trump të premten hodhi poshtë akuzat në një tjetër cicërimë, duke u ankuar se kundërshtarët e tij e kritikuan atë "sipas vullnetit" dhe ende bërtisnin faull kur ai i sulmoi ata përsëri.

Konservatorët thonë se demokratët duhet të fajësohen për gjendjen e diskursit politik në SHBA.

Ata thonë se demokratët, duke përfshirë edhe ata që u vunë në shënjestër në shpërthimin e bombës, kanë inkurajuar sjelljen e "turmës së zemëruar".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy