Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se imuniteti i tufës nga Covid-19 është vështirë të arrihet deri në verë pavarsisht se vaksinimi vijon.
Në një intervistë për Norah O'Donnell në CBS News, Biden theksoi se vaksinimi duhet të përshpejtohet në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës.
Ndërkohë Dr. Anthony Fauci ka thënë se do të duhet të vaksinohen 75% e amerikanëve për të arritur imunitetin e tufës. Sipas tij me ritmin akutual të vaksinimit SHBA mund të arrijë imunitetin e tufës gati gati vitin e ardhshëm.
Gjatë intervistës Biden po ashtu fajësoi administratën Trump për trajtimin e pandemisë dhe planifikimin për përhapjen e vaksinave, duke thënë se "ishte edhe më e tmerrshme sesa mendonim".
"Ne menduam se ata kishin më shumë vaksina në dispozicion," tha Biden. "Dhe nuk doli të ishte rasti", shtoi ai.
Biden po ashtu ka cilësuar hapjen e shkollave si emergjencë kombëtare, por thekson se duhet të rihapen në mënyrë të sigurt.
"Unë mendoj se është koha që shkollat të rihapen në mënyrë të sigurt”, tha Biden. “Duhet të jenë më pak njerëz në klasë. Duhet të kemi sisteme ventilimi. Komisioneri ynë CDC do të dalë me gjykim të bazuar në shkencë të mërkurën për të përcaktuar se cilat janë kërkesat minimale", shton ai.
*Marrë nga Deadline



