Pas kritikave, Serbia redukton fluturimet drejt Rusisë

Pas kritikave, Serbia redukton fluturimet drejt Rusisë

Air Serbia, nën presionin e opinionit publik, i përmbahet sanksioneve globale dhe redukton fluturimet drejt Rusisë për shkak të veprimeve të saj ushtarake në Ukrainë.

Kështu bën të ditur Qendra për Strategjitë e Transportit (CTS), duke kujtuar se më parë Serbia kishte përgjysmuar numrin e fluturimeve drejt Rusisë, duke i sjellë ato nga 15 në 7 në javë.

Megjithatë, ndërsa vendet e Bashkimit Europian kishin mbyllur qiellin për linjat ajrore ruse dhe kompanitë europiane kishin ndërprerë fluturimet drejt Rusisë, Air Serbia, në mungesë të konkurrencës, kishte vendosur të rrisë ofertën e fluturimeve për në Rusi.

Kjo sjellje e serbëve është pritur me valë kritikash, ku Air Serbia u akuzua se po ndiqte një politikë pasurimi të padrejtë mes vuajtjeve të miliona qytetarëve ukrainas.

“Serbia është e vetmja në Europë që ka qiell të hapur ndaj Rusisë. Të fitosh para me gjak nuk është diçka e denjë për një vend kandidat në BE”, tha zëvendësministrja e jashtme e Ukrainës Emine Dzhaparova.

Vetëm gjatë së hënës, për herë të tretë brenda pak ditësh, u raportua për praninë e një bombe në bordin e avionit të Air Serbisë që operonte në linjën Beograd-Moskë. Në dy rastet e mëparshme, alarmi për bombë rezultoi i rremë. Mediat e Beogradit spekuluan se emailet me alarmet mund të kishin origjinën në Ukrainë, për të dëmtuar Air Serbia, e vetmja kompani europiane që garanton lidhje të drejtpërdrejta me Moskën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy