Probleme me ligjin për Alec Baldwin pas një sherri për vendin e parkimit

Probleme me ligjin për Alec Baldwin pas një sherri për vendin e parkimit

Aktori amerikan, Alec Baldwin, është nën akuzë për sulm ndaj një personi, pas një zënke që ka pasur për vendin e parkimit. Baldwin pritet të dalë para gjykatës më 26 nëntor. Ai dyshohet se ka goditur me grusht një burrë, pas një sherri që kanë pasur për parkimin.

Kjo nuk është hera e parë që aktori ka probleme të kësaj natyre me ligjin. Në vitin 2014, aktori u arrestua për sjellje të pahijshme.

Incidenti i fundit i përket të premtes dhe ka ndodhur në zonën e Uest Villixh, në Manhaten.

Sipas policisë, aktori pretendon se një burrë i ka zënë vendin ku ai parkonte makinën e tij “Cadillac Escalade”. Ata kanë pasur një sherr dhe personi tjetër është dërguar në spital me ankesa për dhimbje të nofullës. Por aktori mohon ta ketë goditur.

Baldwin kohët e fundit ka imituar presidentin Trump në Saturday Night Live. I pyetur në lidhje me këtë incident, kreu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë vetëm një koment të shkurtër: I uroj fat!   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy