Aktori Saginaw Grant, i njohur për rolet e tij në “Breaking Bad” dhe “The Lone Ranger”, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur publicisti i tij, Lani Carmichael, i cili tha se aktori ndërroi jetë më 28 korrik.
Carmichael shtoi se Grant ishte një njeri që "udhëtoi nëpër botë duke folur për traditat e tij, përvojat e tij, maturinë e tij dhe besimin e tij si për fiset indigjene dhe për krishterimin".
Roli i tij i parë i aktrimit ishte në 1988 në filmin "Party Party" me Kevin Dillon, sipas IMBD . Që atëherë, ai ka performuar në gati 60 filma dhe show televiziv.



