Haradinaj dorëzon në Kushtetuese kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij (VIDEO)

Haradinaj dorëzon në Kushtetuese kërkesën për interpretim të dorëheqjes së tij (VIDEO)

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për interpretim të aktit të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit dhe definimin e kompetencave dhe funksionimit të Qeverisë pas këtij akti.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se qëllimi i kërkesës është, që jo vetëm të kërkohet sqarim për situatën juridike të krijuar pas dorëheqjes, por edhe që ky interpretim nga Gjykata Kushtetuese t’i qartësojë situatat e ngjashme në të ardhmen, transmetojnë mediat kosovare.

Sipas Haradinajt, dërgimi i kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese është dëshmi e përgjegjësisë institucionale, që Qeveria të veprojë brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, e si pasojë, të mos lejojë vakuum institucional deri në zgjedhjen e Qeverisë së re.

“Shpresoj se për shkak të urgjencës, Gjykata do të vendosë shpejt. Cilido të jetë ai vendim unë do ta respektoj”, ka shkruar ai.

Ai tutje iu ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi dhe partive politike që të ndërmarrin veprimet e duhura për shpalljen e zgjedhjeve parlamentare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy