Starova: Teuta nuk shkoi për barazim në Ballsh, i ekzagjeruar kartoni për Jazxhi

Starova: Teuta nuk shkoi për barazim në Ballsh, i ekzagjeruar kartoni për Jazxhi

Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit, analizoi barazimin në ndeshjen mes Bylisit dhe Teutës.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Starova tha se skuadra e Shkëmbit nuk shkoi në Ballsh për barazim, por rezultati në fund ishte i drejtë.

Gjithashtu, ai e cilësoi si të ekzagjeruar kartonin e kuq të dhënë për mbrojtësin e Teutës, Artan Jazxhi.

Nuk e shikoj moralin te pika, por te loja. Nuk mendoj se Teuta shkoi për 1 pikë në Ballsh, shkuan për të bërë lojën e vetë. Luajtën mirë dhe prandaj u krijua një përshtypje të mirë. Bylis një skuadër shumë e mirë dhe ndryshimi është që ballshiotët krijuan 2-3 raste më shumë.

Ai kartoni i Jazxhi mu duk i ekzagjeruar shumë. Kishte edhe nja dy raste të tjera. Të dyja skuadrat nuk e meritonin të humbnin dhe është rezultat i drejtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy