Seanca për Presidentin, Grida Duma paralajmëron: Qëndrimin e PD do e shikoni nesër

Seanca për Presidentin, Grida Duma paralajmëron: Qëndrimin e PD do e shikoni nesër

Në emisionin e sotëm të gazetares Eni Vasili “Studio e Hapur” në News24 po diskutohet për kritikat që Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i bëri opozitës duke i bërë thirrje të dalë nga çadra e protestës dhe të futet në parlament.

Eni Vasili: Ndjeheni të braktisur nga ndërkombëtarët

Grida Duma: Në historinë e politikës, nuk është çudi të thuash që ndërkombëtarët janë pro stabilitetit. Kështu kanë lënë gjurmë ata. Protesta e opozitës, sipas tyre është pala ekstreme, dhe ndërkombëtarët nuk donin që populli të dalë në shesh. Të huajt nuk e kuptojnë gjendjen tragjike të institucioneve.
Nuk jemi opozitë e braktisur, por çështja është që opozita të mos braktisë njerëzit, të mos braktisë kauzën për qytetarët. Nëse vijojmë me këtë realitet politik që është tani nuk do të ketë zgjedhje, do të ketë diktat.

Eni Vasili: A ishte urdhër i Gjermanisë dalja e PD nga çadra dhe të futen në parlament?

Grida Duma: Protesta është mjet demokratik. Më paqësore se ajo e sheshit në këto 60 ditë s’kemi parë ndonjëherë. Unë jua thashë, që ata problem kanë stabilitetin. Pas kësaj, janë çështje që zgjidhen së brendshmi. Për mua, janë deklarata që i referohen kujdesit për stabilitetin në vend. Çështjet e tjera janë gjëra që do t’i zgjidhim vetë. Se nuk do presim që ta dinë ata në hollësi problemin tonë.

Lidhur me afatet kushtetuese Grida Duma tha se në këtë moment ato nuk kanë rëndësi dhe se duhet të renditen prioritetet siç janë. Një ditë para raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit, ajo ka paralajmëruar se qëndrimin e PD do e shikojmë nesër.
“Çështja e Presidentit nuk është prioritet në këtë moment. Në kushtet ku jemi afatet nuk kanë më rëndësi. Duhet të rendisim prioritetet ashtu siç janë. Qëndrimin e PD do e shikoni nesër”, tha Duma.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy