Rusia përforcon praninë ushtarake në Krime (VIDEO)

Rusia përforcon praninë ushtarake në Krime (VIDEO)

E gjithë hapësira ajrore e Krimesë mbulohet nga lëshuesit e raketave S-400, që Rusia ka instaluar së fundmi. Që prej aneksimit nga Ukraina, në vitin 2014, ky është një prej rasteve të shtimit të prezencës ushtarake ruse atje.

“Ky lëshues raketash S-400 na lejon të gjejmë objektiva deri në kufirin prej 600 km, kështu që edhe kur raketat arrijnë kufijtë e Krimesë, ne do t'i shohim qartë ato”, shpjegoi Major Yevgeny Markelov. Ndërsa deputeti i Sevastopolit, Dmitry Belik shtoi “Ne kemi parë kohët e fundit kërcënime më të shpeshta në territorin tonë.

Përdorimi i sotëm i sistemeve raketore S-400 mbulon të gjithë hapësirën ajrore mbi Krimenë”. Agjencia e lajmeve Interfax citon ushtrinë ruse të ketë thënë se sistemi i ri, i njohur si “Triumfi” - mund të jetë gati për luftë, në më pak se 5 minuta. Dhjetorin e vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara premtuan t'i japin Ukrainës 'aftësi mbrojtëse të zgjeruara', duke përfshirë raketat antitank “Javelin”.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy