A u largua Cani për inceneratorët? Rama: Po të ishte kështu, do kisha hequr 70 ministra

A u largua Cani për inceneratorët? Rama: Po të ishte kështu, do kisha hequr 70 ministra

Kryeministri Edi Rama u pyet nëse ka lidhje largimi i Shkëlqim Canit si ministër Financash, me kontratën koncensionare të inceneratorëve, ku mohoi prerë.

Ai tha se një gjë e tillë ka qenë një rast abuzimi në media.

“Gjëja që unë kuptoj në gjithë këtë proces dhe që kam kuptuar nga ato segmente që kam mundur të ndjek komisionin, është se ju nuk e keni idenë se përse funksionon shteti. Mund të jetë dhe normale se nuk keni qenë kurrë në qeveri! Për të shuar kuriozitetin tuaj, ju them se në procesin e vendimmarrjes në qeverinë që unë drejtoj, ka gjithmonë një iniciues që është ministria e linjës dhe ministri të tjera që mund të kenë ndërthurje dhe ministria e Financave. Sa herë ministria e Financave ka dhënë mendime negative për projekte dhe sa herë janë kthyer, atëherë unë duhet të kisha hequr jo vetëm Shkëlqim Canin, Arben Ahmetaj dhe Anila Denaj, duhet të kisha hequr nga 70 ministra. Nuk funksionon kështu”, deklaroi kreu i qeverisë.

Në vijim tha se Ministria e Financave bën detyrën, pasi ka një skuadër e cila dëgjohet dhe respektohet.

Sipas tij, nuk ka pasur organizatë të strukturuar pasi po të kishte organizatë të strukturuar do t’i thuhej Shkëlqim Canit që ta bënte me një këmbë.

Inceneratorët, Rama: Investimi nga buxheti s’është për kompaninë. Me Lefter Kokën, kam punuar shumë mirë

Rama flet me shifra, sa janë dhënë për inceneratorët: Më jepni dokumente, nga i nxorët 430 milionë euro

Inceneratorët, Rama: Jam krenar! Nga buxheti i shtetit, nuk u financua impianti i Tiranës

Rama: I qëndroj vendimit të qeverisë! Pushteti është i keq shumë, tundon të madh e të vogël

Rama në komisionin hetimor: Dua të ndihmoj në zbardhjen e së vërtetës! Kokën e njoh si ministër, jo pronar përfitues

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy