Rakip Suli në SPAK/ Rusta zbulon detaje: Iu drejtuan mbi 20 pyetje. Ka shkelje në dëmshpërblimet për Rindërtimin (VIDEO)

Rakip Suli në SPAK/ Rusta zbulon detaje: Iu drejtuan mbi 20 pyetje. Ka shkelje në dëmshpërblimet për Rindërtimin (VIDEO)

Kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se Sulit i janë drejtuar mbi 20 pyetje si person në dijeni të rrethanave të hetimit.

MCN Live ka mësuar se ka shkelje ligjore në dëmshpërblimet e Rindërtimit, sa i takon klasifikimit të banesave. 

Gazetari bën me dije se:

“Z. Rakip Suli ka kaluar derën e SPAK për të dhënë deklarime para prokurorit Elvin Gogaj. Është pyetur në lidhje me praktikën dhe procedurën se si janë përzgjedhur banesat po qytetarët për t’u dëmshpërblyer. Në përfundim z.Suli tha se është ditë e bukur sot, dhe në përfundim tha që ‘shyqyr që mbërriti kjo ditë që gjyqtarët e lartë të mbërrijnë para SPAK-ut dhe të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj. Do jem i pranishëm sa herë të kërkohem ka thënë z.Suli. Por javën e shkuar ai refuzoi të paraqitej duke thënë që ‘ftesa i kishte ardhur në mënyrë të gabuar’. Mbi 20 pyetje i janë drejtuar sot z.Suli. Ai jep deklarime si person në dijeni për rrethanat e hetimit, nuk është ende një person nën hetim, apo i pandehur. MCN Live ka mundur të mësojë se nga praktikat e sekuestruara nga SPAK rezulton që ka shkelje ligjore në dëmshpërblimet sa i takon klasifikimit nga DS1 në DS5, sa i përket banesave. Pasi ndryshimi i klasifikimit është edhe fondi që merrej për dëmshpërblim. Rezulton se 6 raste janë kompensuar nga dy herë banorët e tërmetit. Dyshimet janë për procese elektorale. Më herët janë pyetur edhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Drejtoria e Urbanistikës dhe Drejtoria Juridike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy