Albi dhe Xhesi gati të izolohen për shqiptaret? Gjithçka përveç intimitetit

Albi dhe Xhesi gati të izolohen për shqiptaret? Gjithçka përveç intimitetit

Albi dhe Xhesi janë një nga çiftet më virale në mediat sociale. Videot e tyre në çift marrin miliona klikime ndërsa kureshtja ndaj tyre shtohet gjithmonë e më shumë nga publiku. 

 

Në një dalje plot rrëfime e emocione tek Ermal Peçi, në programin “Më prit të dielën” ata rrëfyen rrugëtimin e dashurisë së tyre, dashuri që sipas çiftit vihet shpesh në dyshim nga disa komentues por ata janë të bindur se do të plaken së bashku.

 

Shpesh çifti është aluduar për hyrjen e tyre në shtëpinë e Big Brother Vip, një sfidë që për ta mund të jetë joshëse edhe pse ndahen kur mendojnë nëse duhet të futen bashkë ose jo.

 

Xhesi thotë që e mendon më shumë të futet Albi, ndërsa Albi thotë se të dy nuk e kanë problem. 

 

Ai shton se është i bindur që çift do dalin edhe nga programi duke mos pasur dyshime për lidhjen e tyre brenda, por shprehet i hapur për të pranuar një ftesë. 

 

Kush shkon në Big, ka gjithmonë një trampolinë për një jetë akoma më të mirë.

Shpesh çiftet ndezin rrjetin me skenat e tyre intime. Pyetjes së Ermalit nëse do ta kufizojnë veten në këtë drejtim, ata përgjigjen të dy prerazi: “Po! Harrojini skenat e nxehta në çift para kamerave.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy