“Task Forca si një Gestapo", Zv/kryeministrja e PD-së i përgjigjet Metës

“Task Forca si një Gestapo", Zv/kryeministrja e PD-së i përgjigjet Metës

Zv/kryeministrja dhe njëkohësisht drejtuesja e Task Forcës për monitorimin e zgjedhjeve, Ledina Mandija, thotë se deri më sot nuk është bërë asnjë shkarkim i padrejtë përsa u përket punonjësve te administratës që kanë marrë pjesë në fushatë.

Në një intervistë për "tv klan", Mandija sqaron se të gjitha rastet kanë prova të pakundërshtueshme, të cilat nëse kanë patur brenda dhe konsumimin e veprës penale janë referuar në prokurori.

Mandija jep këtë përgjigje për Ilir Metën, i cili e quajti disa ditë më parë Task Forcën si një “Gestapo që po heq nga puna njerëzit”.

Ajo sqaron se Task Forca ka bërë edhe verifikime për akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me implikimin e kreut të Policisë së Shtetit me persona të cilët merren me tregtinë e kanabis-it, por për këtë nuk është gjetur asnjë provë.

Në një muaj punë, Task Forca nuk ka gjetur asnjë rast ku paratë e kanabisit të jenë përdorur për blerjen e votës.

Mandija thotë se i është tërhequr edhe vëmendja kreut të Bashkisë së Kamzës pas publikimit të videos së kryeministrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy