Administrimi në pallate/ Koti: Funksionimi i ligjit të kontrollojë kryerjen e pagesave nga banorët debitorë (VIDEO)

Administrimi në pallate/ Koti: Funksionimi i ligjit të kontrollojë kryerjen e pagesave nga banorët debitorë (VIDEO)

Bashkia ka pas një projekt për regjistrimin e të gjithë administratorëve, është bere kjo e mundur, sa administrator janë të regjistruar dhe sa jo.

Lidhur me këtë, administratorit i një pallati në Tiranë, Isidor Koti, tha sot në studion e “MCN live”, se ligji i ri për bashkëpronësinë duhet të funksionojë më shumë në konceptin e pagesave të faturave të debitorëve të cilët rëndom janë më problematikë në pagesat e nevojave të një pallati.

U bën 13 vite që ligji ekziston, dhe akoma ka hapësira ligjor të paplotësuar që lë shumë hapësirë për skepticizëm, dhe ajo që është më rëndësi funksionimin e këtij ligji të ri të përmirësuar dhe me konkrete për çështjen e ekzekutimit të faturave nga ana e banorëve problematikë, që janë debitorë. Sepse dihet qe ku ka debitorë 30% ka mungesë të fondeve, që nënkupton rregullim të një pompe, lyerje të mureve, rregullim të oborrit, etj.

Sipas administratorit Koti, në Tiranë funksionojnë 963 administrator pallatesh, të cilët përballen me debitorë që pagesat duhet parë në interes të bashkëpronësisë së pallatit ku jetojnë, e jo në aspektin personal.

E shoh me skepticizëm këtë, se ka shumica e administratorëve në Tiranë, që janë të licencuar por janë pa nipt, sepse që të krijosh fatura duhet të kesh një nipt, dhe kjo duhet bërë në formë toleruese nga bashkia që të mos mbeten pallatat pa administrator.

Janë 963 administrator pallatesh në 5 mijë pallate që administratoren, porse ka pallate të vjetra para viteve ’90 që janë pa administrator.

Kjo ka lidhje me personat problematike me arkëtime dhe këtu ka vite që nuk paguajnë dhe që të investojnë në bashkëpronësi nuk është çështje administratori por duhet të paguajmë për bashkëpronësi, prandaj është e të gjithëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy