Një zjarr ka rënë në një magazinë të vjetër me kartona në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Mësohet se magazina ndodhet në zonën e njohur si rruga e qelqit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur tre ekipe zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.
Flakët janë vënë në kontroll dhe mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po vijon hetimet se kush ishin shkaqet e këtij zjarri.



