Hiqet busti i Clinton në Sarandë, qytetarët: “Ngaqë fitoi Trump” (FOTO)

Hiqet busti i Clinton në Sarandë, qytetarët: “Ngaqë fitoi Trump” (FOTO)

Bashkia e Sarandës vendosi në qershor 2016, në bulevardin qëndror të qytetit, bustin e ish­Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, njëherazi ish­kandidate për Presidente të SHBA­-ve.

Por siç shihet nga një fotot, busti i saj është hequr pa mbushur vitin. Shumë qytetarë nga Saranda ka raportuar se ky gjest ka lidhje me fitoren e Donald Trump në garën presidenciale në SHBA.

Por burime zyrtare nga Bashkia e Sarandës, që nuk kanë preferuar të identifikohen, i kanë hedhur poshtë këto pretendime duke pohuar për “Balkan Web” se heqja e bustit ka lidhje me risistemimin e lulishtes së qytetit.

Por pa dhënë informacione nëse ky bust do të vendoset sërish, do zhvendoset diku tjetërs apo do të largohet përfundimisht. 

Në qershor 2016, në ceremoninë e vendosjes, krybashkiakaja e Sarandës Floriana Koka u shpreh se busti i Hillary Clinton i bën nder qytetit, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë.

“Ne jemi të bindur se busti i Hillary Clinton, si figurë emblematike e politikës dhe diplomacisë amerikane, me kontribute të drejtpërdrejta edhe për popullin shqiptar, i bën nder Sarandës, qytetarëve dhe miqve të saj, kudo në botë”, – tha gjatë ceremonisë kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy