Rilindja Urbane, Rama inspekton projektet në Jug (VIDEO)

Rilindja Urbane, Rama inspekton projektet në Jug (VIDEO)

Kryeministri Rama së bashku me disa prej ministrave të kabinetit qeveritar kanë inspektuar disa projekte në kuadër të rilindjes urbane, në Gjirokastër, Përmet, Tepelene dhe Këlcyrë.  Rama tha se këto projekte po rikthejnë jetën në qytetet e lëna në harresë, ndërsa sipas tij ka shtim të ndjeshëm të turistëve.

Në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Kulturës  Mirela Kumbaro, panë nga afër punimet për restaurimin  e pazarit të Gjirokastrës, ku parashikohet  konsolidimi dhe rivitalizimi i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse  si dhe rikonstruksioni i sheshit “Çerçiz Topulli”.

 “Ajo që ne duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë me insistim, është që t’i ftojmë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e këtij programi. Rrjeti i Shtëpive të Shkrimtarëve ku çdo shtëpie t’i vëmë emrin e një shkrimtari të dashur për Kadarenë, do ta bëjë shumë atraktive Gjirokastrën edhe nga kjo pikëpamje”, tha Rama.

Ndërsa në Përmet, Rama e vuri thekson te potenciali turistik i qytetit. “Potenciali turistik i Përmetit është i jashtëzakonshëm. Krijimi i një qendre graviteti me qytetin që të jetë i konturuar bukur, është si magnet që fillon rrit shumë fluksin”, tha ai.

Rilindja Urbane e Përmetit, një projekt me vlerë 103 milionë lekë parashikon krijimin e zonave rekreative, përmirësimin e ndriçimit dhe rikonstruksionin e rrugëve për këmbësorët, rikonstruksionin e rrugëve automobilistike, të shtëpisë së kulturës dhe rikonstruksionin e fasadave.

Projektet e Rilindjes Urbane janë shtrirë gjithashtu edhe në bashkinë  e Tepelenës dhe atë të Këlcyrës.

Në Tepelenë janë në proçes rikonstruksioni rruga deri në hyrje të kalasë  dhe  shkolla e mesme e përgjithshme “Abaz Shehu”.

Ndërsa në Këlcyrë  është ndërhyrë në  rikualifikimin e përroit të lagjes “Gur’, si dhe sistemimin e shtratit të përroit.

Projekti përfshin korsi biçikletash, pedonalen, dy sheshe me shatërvanë të vegjël dhe lodra për fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy