
Kryetari i njësisë administrative Ana e Malit, Arben Ceni deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se 2/3 e gjithë sipërfaqes bujqësore në këtë zonë është përmbytur nga uji.
Duke bërë një panoramë të gjithë situatës në këtë njësi administrative, Ceni tha se nuk ka pasur energji elektrike në disa fshatra dhe se më problematike deri tani mbeten Oboti, Muriqani dhe një kanal ndërkufitar që bën lidhjen me Malin e Zi.
Më tej, Ceni theksoi se duhet t’i jepet një zgjidhje situatës pasi në 10 vite zona është përmbytur 7-8 herë.
Krejt papritur njësia administrative sot ka një sipërfaqe 1 mijë hektarë tokë bujqësore të përmbytura nga 1500 në total. 2/3 janë të përmbytura, situata po vështirësohet, ka shtim të ujit në sipërfaqet e tokës. Ka ndodhur për 2 ditë, është e pafalshme se kemi pasur gati 1 muaj pa reshje dhe sot e dje u përmbytëm. Baseni i Fierzit është në kuotat 290 metër nga 296 që është maksimalja. Kemi vështirësi dhe nga reshjet që mund të bien në basen do të shkarkohen. Liqeni i Shkodrës është në nivele të larta, edhe Kiri. Kemi ndërprerë ujësjellësin që furnizon 1 mijë banorë me ujë të pijshëm dhe është i izoluar Oboti që është më i rrezikuari. Transportimin e banorëve në njësi dhe fëmijëve në shkollë e bëjnë forcat e ushtrisë pasi nuk kalohet me fuirgon. Situata po përkeqësohet.
Ishim të përmbytur nga 20 nëntori deri në 26 dhjetor. Nuk kemi shkuar akoma në ato nivele të përmbytjes së muajit të kaluar. Në njësinë tonë nuk ka pasur energjinë në disa fshatra. Oboti është më problematik, problem mbetet dhe fshati Muriqan. Kemi ngritur si problem dhe një kanal ndërkufitar që dhe ai me vërshim e ujit nga Mali i Zi futet tek tonat tona. Sa bëmë evidentimin e dëmeve nga përmbytja e parë na erdhi e dytë. Brenda 10 viteve njësia është mbytur 7-8 herë. Që nga 2010 nuk kemi marrë asnjë dëmshpërblim.
Ngre apel të ulen autoritet përkatëse dhe t’i japin një zgjidhje pasi nuk kalohet kështu. Përveç krizave që po kalojmë, situata po bëhet më e vuajtur për banorët. Qytetarët po e lënë këtë vend për mirëmenaxhim. Nuk është e thënë për ndihmë me pako ushqimore dhe ushqim për bagëti. Kësaj gangrene duhet t’i gjendet një zgjidhje.



