Autoritetet e Mariupolit: 300 civilë humbën jetën gjatë sulmit në teatër

Autoritetet e Mariupolit: 300 civilë humbën jetën gjatë sulmit në teatër

Këshilli i qytetit të Mariupolit duke iu referuar raporteve të dëshmitarëve deklaron se gjatë sulmit të forcave ruse në teatër kanë humbur jetën 300 civilë.

Ndërtesa po përdorej si vendstrehim në qytetin e rrethuar të Mariupolit, por u godit nga një sulm ajror rus më 16 mars. Përllogaritjet e numrit të njerëzve që strehoheshin në teatër varionin nga 800 në 1300. 

Ka pasur pak detaje mbi sulmin për shkak të prishjes pothuajse të plotë të shërbimeve thelbësore në qytet, duke përfshirë rrjetet e komunikimit. 

Mariupol, i cili para luftës ishte shtëpia e rreth 450,000 njerëzve, ka qenë nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse që nga fillimi i marsit me imazhet satelitore që tregojnë shkatërrime të konsiderueshme në zonat e banuara. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy