Shehu: Shqipëria asnjë përgatitje për të kontaktuar kompanitë prodhuese botërore të vaksinës antiCovid (VIDEO)

Shehu: Shqipëria asnjë përgatitje për të kontaktuar kompanitë prodhuese botërore të vaksinës antiCovid (VIDEO)

Situata e vështirë e përballueshme dhe numri gjithnjë në rritje i rasteve të të infektuarve me koronavirus në Shqipëri, për ish-ministrin e shëndetësisë, Tritan Shehu, lë shumë për të dëshiruar. Më shumë se te kushtet e vështira dhe numrin e paktë të shtretërve me të cilat po përballet vendi, Shehu përmes lidhjes më Skype për edicionin e lajmeve të TvT, e sheh rrezikun te moskoordinimi dhe mosangazhimi i qeverisë shqiptare për të siguruar sasitë e para të vaksinave anticovid nga kompanitë prodhuese botërore, pas plasimit të ardhshëm të tyre në treg.

“Jemi në një situatë të vështirë, më shqetëson më shumë fakti se muajt që vijnë nga tetori e tutje, kur të gjitha gjasat janë që situata me Covid të përkeqësohet, por lind pyetja a ka kontaktuar Shqipëria me OBSH, për të sjellë vaksinën që do të bëhet nga kompanitë prodhuese botërore, në mënyrë që të sigurohen për të infektuarit, pastaj jemi shumë vonë për vaksinat e gripit. Me një fjalë, jemi shumë larg asaj që do të duhej të ishte bërë nga shteti deri tani”.

Ish-ministri i shëndetësisë nga rradhët e PD, shprehet mjaft kritik edhe ndaj faktit se pos ballafaqimit me pandeminë dhe qasjes jo efektive që i bëri Shqipëria kësaj lufte, tanimë, sipas Shehutm meksia familjare ka dalur jashte loje, duke vështirësuar akoma më shumë sistemin shëndetësor dhe nevojat e pacientëve me patoligji të tjera.

“Kjo vjen për shkak të vështirësive të sistemit, vjen si pasojë e një paralize të mjekut të familjes, si pasojë e masave të pamjaftueshme organizative, gjë që kanë bërë të paralizohen gjërat e tjera që s'kanë lidhje me Covidin, kemi një dëm të shumfishtë që hapet për të gjithë të sëmurët e tjerë, të cilët kanë patologji të tjera, të cilëve ju vështirësohet kontakti me sistemin mjekësor”.

Shehu i mëshon faktit se gjatë kësaj periudhe, pos që u la pas dorë mjekësia familjare, ajo u la edhe e pambrojtur për t'u ballafaquar me regjimin e pandemisë, sepse si e tillë, ajo as nuk u trajnua për ta luftuar këtë pandemi, gjë që dëmton rëndë dhe krijon një zinxhir shkatërrues të shëndetësisë në vend.

Ish-ministri i Shëndetësisë, në vargun e kritikave adresuar insitucioneve shëndetësore në menaxhimin e situatës me Covid-19, thotë se që në krye të herës nuk u nis mirë lufta ndaj pandemisë, sepse pos mungesës së objekteve, aparaturave, mostrajnimeve, nuk u shfrytëzuan as kapacitetet mjekësore me mjekë dhe infermierë të rinj, të cilat nuk u panë të arsyeshme të shtohen në numër gjatë kësaj periudhe të luftës kundër koronavirusit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy