
Sovrani britanik në vizitën e tij të parë shtetërore jashtë vendit në Gjermani, që kur u kurorëzua u prit nga Presidenti Frank Walter- Steinmeier, ku deklaroi se në marrëdhëniet mes dy vendeve po hapet një kapitull i ri.
Ne qëndrojmë krah për krah për të mbrojtur dhe avancuar vlerat tona të përbashkëta në mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni i paprovokuar.
Deklarata e Mbretit Charles III u bë në fjalimin e tij në pritjen shtetërore, të cilën e mbajti në anglisht dhe pjesërisht në gjermanisht, në Pallatin Bellevue.
Charles vlerësoi “mikpritjen e jashtëzakonshme” të Gjermanisë, e cila ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas.
Nga ana e tij, Presidenti gjerman Steinmeier falënderoi mbretin e Anglisë, Charles III, për vizitën e tij në kuadër të lëvizjes së tij të parë jashtë vendit si sovran.
Një gjest i mrekullueshëm personal dhe një sinjal i rëndësishëm për gjermanët për marrëdhëniet me britanikët.
Sot, gjashtë vjet pas fillimit të procesit të largimit nga Bashkimi Europian, ne hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet tona. Së bashku, si miq dhe partnerë, ne presim përpara.
Mbreti Charles ndodhet në Gjermani së bashku me bashkëshorten mbretëreshë Camilla.



