
Gjermania do të vendosë brenda një jave se kush do të marrë vendin e kancelares Angela Merkel pas 16 vitesh në detyrë.
Rezultati do të shënojë fillimin e një epoke të re në ekonominë më të madhe të Evropës.
Tre kandidatët kryesorë në garë për të zëvendësuar Merkel shprehën argumentet e tyre në një debat televiziv të Dielën e kaluar.
Sipas ekspertëve politikë, Olaf Scholz për Social Demokratët veproi i sigurt dhe kishte gati faktet. Disa analistë madje e krahasuan sjelljen e tij me kancelaren Merkel.
Armin Laschet zgjodhi një mënyrë më agresive në përpjekje për të mbledhur votuesit. Kandidatja për të Gjelbrit, Annalena Baerbock dukej se kishte gjetur ritmin e saj dhe u perceptua si mjaft e pëlqyeshme dhe kompetente.
Debati përfundimtar është planifikuar të zhvillohet të enjten e ardhshme, ndërkohë që ende nuk mund të flitet për një fitues të qartë.



