
Në një botë ideale, marrëdhëniet romantike do të përbëheshin nga partnerë me qëllime të mira, dashuri dhe respekt për nevojat dhe dëshirat e të dyve. Ndonëse kjo mund të ndodhë realisht, nuk mund të anashkalojmë mundësinë që pa dyshim të përfundoni në një lidhje me një narcisist, edhe nëse partneri juaj në fjalë nuk ka dhënë asnjë shenjë në fillim të njohjes suaj me këto shenja ju mund të kuptoni se keni të bëni me një narcist.
Abuzimi narcisist është një lloj abuzimi emocional i kryer nga dikush me çrregullim të personalitetit narcisist , thotë psikologia Annie Kazina.
“Abuzimi narcisist është në thelb një qasje sistematike që synon poshtërimin, abuzimin, refuzimin, fajësimin e personit tjetër. Nuk është dashuri, është një marrëdhënie abuzive”, thotë ajo.
"Një person me prirje narcisiste ka nevojë për dikë që t'i sigurojë të gjithë vëmendjen, komoditetin dhe ndjenjat e të qenit i fuqishëm dhe superior," shton ajo. Këto tipare nuk duken të jenë shenja paralajmëruese në fillim, pasi narcisistët mund të jenë tepër simpatikë në fillim.
Për më tepër, njerëzit me tipare dhe prirje të caktuara të personalitetit mund të jenë në rrezik më të madh për të hyrë pa dashje në një marrëdhënie me një narcisist.
“Dikush që ka prirje narcisiste ka tendencë të jetë në një marrëdhënie me dikë që ka prirje të varësisë së marrëdhënies”, shpjegon Kazina.
Ekspertët sugjerojnë të shikoni për tetë shenjat e mëposhtme.
Një narcisist do të "duket në fillim si një person që i interesoni vërtetë". "Ju ndoshta ndiheni sikur jeni në marrëdhënien ideale që do të funksionojë në mënyrë të përsosur me elementin emocional që është veçanërisht i fortë," thotë Kazina.
Në thelb, marrëdhënia mund të jetë shumë intensive.
Ndërsa një narcisist do t'ju bëjë të ndiheni si shpirti juaj binjak që herët, gjërat së shpejti do të ndryshojnë. "Ka shumë të ngjarë që ai t'ju bëjë të ndiheni të padenjë apo dhe inferior," thotë ajo.
Herët mund të keni ndjerë se partneri juaj ishte i varur nga çdo fjalë e juaja. Por me kalimin e kohës, një narcisist do t'ju mbyllë, duke ju bërë të ndiheni sikur nuk po ju dëgjon dhe nuk po i kushton vëmendje asgjëje që thoni.
Narcistët do të bëjnë përpjekje të mëdha për të minuar të tjerët dhe për t'i bërë ata të ndihen më pak të denjë. Kjo mund të nënkuptojë shumë gjëra, duke përfshirë të komentuarit negativisht, t'ju thuhet se veshja juaj e preferuar ju duket keq, se nuk jeni mjaft të zgjuar apo të aftë.
Nëse bëheni marrës i manipulimit, mund të detyroheni të vini në dyshim mendimet, kujtimet dhe madje edhe ngjarjet që ndodhin rreth jush, ndonjëherë në një masë të tillë sa që mund të vini në dyshim mendjen tuaj.
Njerëzit që janë viktima të abuzimit narcisist shpesh janë tepër të kujdesshëm rreth partnerit të tyre sepse "ata nuk e dinë se çfarë mund t'u duket ofenduese", thotë Kazina.
"Ata do t'ju akuzojnë për gjëra të ndryshme dhe ka të ngjarë të përfundoni duke pranuar fajin, duke supozuar se jeni vërtet në faj, pikërisht sepse jeni duke dëgjuar gjithmonë akuzat e tyre."
Kjo është një tjetër taktikë manipuluese që do të kontribuojë në prishjen e marrëdhënies me kalimin e kohës.
Narcistët janë të mirë në minimin e njerëzve, thekson Kazina. Si rezultat, "ju bëheni gjithnjë e më pak të sigurt për vendimet tuaja, zgjedhjet tuaja dhe madje edhe aftësitë tuaja".
Kur dikush është viktimë e abuzimit narcisist, mund të ndihet gjithnjë e më keq me kalimin e kohës. Në të njëjtën kohë, mund të përballeni me stres të fortë.
"Ju jeni hipervigjilentë sepse po përpiqeni të kontrolloni se nga do të vijë sulmi i radhës," thotë ajo.
" Ju përpiqeni furishëm të kënaqni partnerin tuaj, duke sakrifikuar veten për dikë që nuk i vlerëson përpjekjet tuaja."



