
Kryetari i shoqatës së bimëve medicinale, Filip Gjoka thotë se për industrinë e bimëve aromatike dhe medicinale për vitin 2022 me gjithë problematikat që ka pasur, ka qenë vit me trend rritje, por jo në atë nivel që ishte parashikuar.
Ai përmendi në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Tv, disa faktorë, si mungesa e madhe e grumbulluesve, mungesa fuqisë punëtore, e është larguar drejt zonave urbane, apo drejt emigracionit.
Një problem i madh sipas tij, është se prisnin 15% rritje, ndërkohë që këto vite tregu i bimëve dhe erëzave ka pasur më shumë kërkesë prej koronavirusit, për konsumin e bimëve organike.
Në rritjen tonë ka ndikuar dhe zhvlerësimi shumë i madh që ka pasur vitin që kaloi dhe po vazhdon, euro. Se produktet i blejmë me lekë dhe eksportet i kemi me euro dhe dollarë.
Mbase qeveria dhe Banka e Shqipërisë nuk e ka forcën të ndërhyjë për stabilitetin e euros që ne na ka goditur.
Ne nuk kemi mbështetjen e duhur reale dhe aq më tepër laboratorë të akredituar në vendin tonë që na bën të mundur që këto produkte ti shoqërojmë me certifikatat e duhura dhe po shpenzojmë shumë para të kryejmë analiza në vendet e BE.
Eksporti në vetvete nuk ka pengesa. Por ne nuk kemi laboratorë për lëndët e dëmshme dhe vitin që lamë pas janë dhjetëra kamionë që kanë shkuar në Europë dhe janë kthyer mbas.
I kemi bërë thirrje ministres së Bujqësisë dhe qeverisë që në fondet e IPARD, nëse do mbikëqyren nga BE apo fondet e qeverisë, duhet të autorizojmë Universitetin e Tiranës apo laboratorë pranë AKU apo diku tjetër që të krijohet mundësia e instalimit të një laboratori ku të kemi mundësi që kushdo aktor para se ta nisë vendin drejt Gjermanisë drejt vendeve të tera, të pastrohet.
Jo të paguajë transportin dhe duke u kthyer mbrapsht krijon stoqe.
Ka punësim mjaft të madh në ato zona ku nuk kanë mundësi të gjejnë punë tjetër dhe të sjellin të ardhura për lekë.
Gjoka shtoi se në ka shumë pak kompani që kanë instaluar makineri tharjeje.
Ai tha gjithashtu se është për të ardhur keq krahasuar me Kosovën, ku shteti u ka dhënë me qindra makina tharje fermerëve dhe grumbulluesve në formë grantesh dhe mbështetjesh me skema të ndryshme financiare.
Shqipëria në realizimin e eksporteve eksporton më shumë se Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia. Kemi më pak përpunim në tharjen e bimëve.
Në Koplik kemi me qindra hektarë sherebelë dhe në momentin që korret e kanë shumë vështirë ta thajnë për shkak të kohës së keqe. Rrezikon bakteret, por edhe mykun.
Shqipëria me gjithë sa u ka dhënë operatorëve, një pjesë nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur apo një pjesë nuk e kanë justifikuar veten, se janë dhënë në mënyrë të pastudiuar apo dhe në formë partiake dhe preferenciale.
Përqindja shumë e vogël që i jepet bujqësisë është e papërfillshme, po të krahasohemi me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë.
Ata janë 70-75 milionë euro në vit që qeveria jep në formën e granteve, në Shqipëri nuk kalon as 15-17 milionë euro.
Ndërkohë që në dy vitet e fundit ka pasur fonde të pamjaftueshme për kultivimin.
Nëse ka probleme me krahun e punës, Gjoka deklaroi se në sektorin e bimëve medicinale nga maji deri në shtator, përfshihen edhe fëmijët e shkollave ku një pjesë u bashkohen prindërve, shkojnë rreth 70 mijë vetë që punësohen në sektorin e bimëve medicinale.
Në shumë zona të thella ku infrastruktura është e pamundshme, kanë të vetmen mundësi punësimi bimët mjekësore për t’iu ardhur në ndihmë në formën e parave dhe për tu ndihmuar në ato zona ku politika duhet të ketë politikë më stimuluese për të qëndruar atje ku janë dhe të mos mbipopullohet Tirana dhe Durrësi.
Industria jonë ka mundësi shumë më të madhe punësimi, nëse do të jepet mbështetja e duhur për bujqësinë.



